Pas Lirisë dhe Prishtinës edhe Besa ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pasi e mposhti në shtëpi Dritën.
Në këtë përballje nuk ishin të mjaftueshme 90 minuta lojë për ta mësuar çerekfinalistin, i cili u kualifikuar vetëm pas vazhdimeve, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë prej 1 me 1. Diar Miftaraj kaloi vendasit në epërsi, duke shënuar në minutën e 43.
Kurse shifrat për klubin gjilanas i barazoi Përparim Livoreka, kur po zhvillohej minuta e 75, që ishte edhe rezultati i kohës së rregullt.
Por, në vazhdime vendasit u treguan më efikas pasi shënuan edhe dy herë, përmes Edmond Turkut në minutën e 97, si dhe Fitim Kasapit që shënoi në minutën e 115.