Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa hap stinorin evropian në hendboll

Pfadi Winterthur është pajtuar që dy ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së EHF-së t'i luajë në udhëtim, përkatësisht në Pejë. Zakonisht skuadrat e hendbollit vendosin që dy ndeshjet t'i luajnë si mysafirë kur kanë fare pak gjasa për kalim tutje, apo kur vlerësojnë se janë favoritë absolut. Te Winterthuri zviceran vlerësojnë të dytën. Nuk e shohin kampionen kosovare, Besa Famgas, si skuadër që mund t'ua rrezikojë kalimin në rrethin e dytë të Kupës së EHF-së.

Por në klubin pejan janë të vendosur që t'ua bëjnë të qartë zviceranëve se i kanë bërë keq hesapet, shkruan sot Koha Ditore.

Besa Famgas e Pfadi Winterthur takohen të shtunën (sot) e të dielën në palestrën "Karagaçi" në Pejë. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 19:00. Besa ka vite që dominon hendbollin kosovar, ndërsa edhe në Evropë ka bërë hapa para.

Në Evropë garon nga viti 2005, ndërsa për herë të parë rreth garash ka kaluar në vitin 2013. Nga një kundërshtar e ka kaluar edhe tri herë të tjera, por asnjëherë nuk ka kaluar më shumë se një kundërshtar në të njëjtin edicion. Këtë herë vlerësohet sfidë kalimi i rrethit të parë. Winterthuri cilësohet skuadër cilësore, ndërsa ka histori të pasur edhe në skenën evropiane. Ndër të tjera, ka qenë dy herë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm