Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa Famgas e Prishtina mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Federata Evropiane e Hendbollit ka caktuar të hënën zonat dhe vazot për shortin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Shorti për garën ku paraqiten Besa Famgas e Prishtina do të tërhiqet të mërkurën nga ora 11:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Besa dhe Prishtina janë në vazon e dytë të zonës së dytë dhe nuk mund të përballen mes vete.

Kundërshtarë të mundshëm të Besa Famgas e Prishtinës janë: CS Minaur Baia Mare (Rumani), AEK (Greqi), RK Borac mtel (Bosnjë-Hercegovinë), Holon Yuvalim (Izrael), Donbas (Ukrainë), Beykoz BLD (Turqi), Masheka (Bjellorusi), Spor Toto (Turqi).

Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen muajin e ardhshëm.