Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa e Pejës përforcohet me Shkëmbim Salihun

Besa e Pejës e ka zyrtarizuar transferimin e ish-sulmuesit të Vllaznisë së Pozheranit, Shkëmbim Salihu, transmeton KTV.

Skuadra pejane e ka konfirmuar lajmin në faqen e zyrtare në facebook, me sulmuesin nga Ferizaj që ka nisur stërvitjet me ekipin dhe në edicionin pranveror do të veshë fanellën e Besës.

Salihu në edicion vjeshtor u paraqit për Vllazninë në 11 ndeshje, por nuk arriti të shënojë asnjë gol, kurse më parë ishte pjesë edhe e Ferizajt, Prishtinës dhe Gjilanit.

Deri më tani transferimet zyrtare të Besës janë Robert Gjeraj nga Liria dhe Besmir Fetahu nga skuadra e ligës së parë, Onixi.

Artikuj të ngjashëm