Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berlusconi: Higuain një kampion

Ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi e ka quajtur sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain një kampion.

Raportohet se Higuain shumë shpejtë do ta veshë fanellën e Milanit, përderisa edhe Caldara nga Juventusi do të transferohet te Milani, e në drejtim të kundërt do të shkojë Leonardi Bonucci, transmeton Koha.net.

“Milanin e shikoj tani si tifoz. Higuain është një kampion që do të donin të gjithë ta kishin, por nuk e di nëse Milani do ta marrë atë”, është shprehur 81 vjeçari për Il Mattino.

Artikuj të ngjashëm