Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berishës i anulohet goli, Fenerbahçe barazon

Sulmuesi Mërgim Berisha ka luajtur si zëvendësues te Fenerbahçe që barazoi në udhëtim te Eintracht Frankfurti. Ndeshja e fazës grupore të Ligës së Evropës përfundoi 1:1.

Mesut Oezil kaloi në epërsi skuadrën turke në minutën e dhjetë. Ndërsa Sam Lammers shënoi në minutën e 41-të për të barazuar shifrat në 1:1.

Berisha në lojë hyri në minutën e 76-të në vend të Enner Valencia. Ai e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 92-të, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të situatës në sistemin VAR.

Dimitris Felkas gjuajti nga pika e bardhë për Fenerbahçen. Topin e ndali portieri Kevin Trapp. Por topi u kthye në lojë dhe Berisha e dërgoi në rrjetë. Pas rishikimit të situatës në VAR u kuptua se Berisha megjithatë ishte nisur para të tjerëve pas goditjes së penalltisë dhe ishte në pozitë jashtë loje.

Te Frankfurti gjerman në stol qëndroi portieri Diant Ramaj.

https://streamja.com/jq7m7?fbclid=IwAR30AvDmW4O-tYmpzJJ9FInCDu4jTfW01tBlw5qfsKtRWAevSWCpCqK_wb0

Artikuj të ngjashëm