Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha thotë se rrugëtimi i Shqipërisë sapo ka nisur

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha ka pranuar se po ndihet jashtëzakonisht mirë pas kualifikimit në Evropian, pasi kjo do të jetë hera e dytë për të që do të paraqitet në këtë ngjarje. Berisha ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Evropianin e mbajtur në Francë dhe tani do të jetë edhe në Gjermani.

“Me të vërtetë një ndjenjë fantastike, pasi kemi bërë një rrugë të gjatë dhe të mundimshëm dhe ia ka vlejtur gjithçka. Përgëzoj të gjithë, pasi me të vërtetë kemi bërë një punë fantastike. Ambiciet tona ishin të kualifikohemi, pasi kishim një grup fantastik dhe trajnerin që ka bërë një punë të madhe. Rrugëtimi ynë sapo ka filluar dhe tani duhet të bëhemi gati për Evropian”, ka thënë Berisha, i cili ka zbuluar edhe sekretin e suksesit të Shqipërisë. “Padyshim se sekreti ynë ishte grupi, pasi kishim një grup fantastik dhe po ashtu trajneri. Kishim lojtarë që mund ta bënin dallimin në çdo moment dhe kjo është diçka madhështore”.