Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se nuk e di nëse Mërgim Berisha do ta veshë fanellën e Dardanëve.
Zërat për ardhjen e sulmuesit të ri të Fenerbahçes te Kosova u rritën në një replikë në Instagram mes tij dhe Valonit.
‘’Nuk e din e vjen Mërgim Berisha a jo. Unë kam dëshirë që çdo shqiptar të luajë për Kosovën. Vendimi i takon atij dhe nuk e di a vjen. Unë kam vendosur të luajë për Kosovën dhe kam bërë zgjedhjen më të mirë në karrierën time’’, potencoi ai.
Berisha tutje shtoi se e merituan fitoren kundër Gjeorgjisë. Sipas tij, futbollistët e Kosovës u angazhuan dhe luajtën shumë mirë.
‘’U kanë ndeshje shumë e mirë prej krejt ekipit. Kemi dashur të tregojmë një tjetër mentalitet dhe mënyrë të lojës. Jam i kënaqur qysh kemi luajtur. Jam i kënaqur që nga portieri Muric e deri te Vedati. Lirimi ka pasur dy raste por mendoj që me meritë kemi fituar. Jena angazhuar shumë. Jemi mbrojtur shumë mirë. E kemi mbështetur njëri-tjetrin dhe me meritë kemi fituar’’, deklaroi Berisha.
Edhe
Foda flet për të ardhmen e Valon Berishës te Kosova
Berisha foli edhe përballjen me Leo Messi në fundjavë, kur skuadra e tij Reims luajti me PSG-në.
‘’Messi është Messi, më i miri në futboll. Nëse e ka bë nana për futboll dikë ai është Messi. Ka qenë mirë të luash ndaj një idolli që e kanë shumë njerëz. Por nuk shikoj se ndaj kujt luaj, unë e kry punën time. Për mua më e rëndësishmja të luaj për Kosovën’’, vijoi ai.