Mesfushori kosovar i Salzburgut, Valon Berisha, pritet që nesër të ketë testet mjekësore te Sampdoria, pas marrëveshjes për transferimin e tij në Itali.
25-vjeçari ka pasur sezon të mrekullueshëm dhe do të kalojë në Itali për 7 milionë euro plus bonuset.
Ai ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 11 herë në 45 paraqitjet sivjet.
Pavarësisht interesimit nga Lazio, Berisha ka zgjedhur Sampdorian, dhe, sipas “SkySports”, Berisha do të jetë të enjten në Itali për të kompletuar transferimin.