Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha synimi kryesor i Lazios

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës dhe i ekipit të Salzburgut, Valon Berisha është njëri prej synimeve kryesore të Lazios gjatë afatit kalimtar të verës.

Calciomercato raporton se drejtori i Lazios, shqiptari Igli Tare ka mbetur i mahnitur me formën që Berisha ka treguar kundër ekipit të Tares në kuadër të Ligës së Evropës.

25-vjeçari sivjet ishte lojtari më në formë te kampioni austriak që arriti deri në gjysmëfinale të garës së dytë evropiane.