Mërgim Berisha ka shënuar për skuadrën e Fenerbahçes, por skuadra e tij është eliminuar nga gara e Ligës së Konferencës.
Slavia e Pragës fitoi kundër Fenerbahçes të enjten mbrëma me rezultatin 3:2, dhe kalon në një të tetën e finales pas rezultatit të përgjithshëm 6:4.
Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të, ndërsa golin për 3:2 e shënoi në minutën e 90-të të ndeshjes.