Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha ndalet në plejof, Galatasaray dhe Braga në Champions

Veton Berisha ka luajtur nga minuta e 76-të për Molden të martën në ndeshjen e plejofit kundër Galatasarayt. Por ai me Molden janë ndalur në plejofin e Ligës së Kampionëve. Galatasaray kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Të martën fitoi 2:1 në Stamboll.

Ndërkohë, Braga ka shënuar fitore ndaj Panathinaikosit me rezultatin 1:0 dhe kështu ka siguruar kalimin në grupet e Championsit. Edhe ndeshjen e parë e pati fituar 2:1.