Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha mund të mbetet te Fenerbahçe

Sulmuesi Mërgim Berisha mund të mbetet te Fenerbahçe edhe për sezonin 2022/2023.

Gazeta “Kalendar” shkruan se Berisha ka pasur paraqitje të mira në fazën përgatitore dhe kjo ka rënë në sy të trajnerit të ri, Jorge Jesus, i cili mund ta mbajë atë në skuadër edhe për edicionin e ri.

Katër gola e dy asistime në 22 ndeshje, ishte bilanci i Berishës në sezonin e kaluar.

24-vjeçari u transferua te Fenerbahce në verën e vitit të kaluar nga Salsburgu. Ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2025.