Ish-sulmuesi i skuadrës, Melbourne Victory, Arche Thompson beson se sulmuesi kosovar Besart Berisha do t'i arrijë 100 gola në fundjavë.
Skuadra e Melbourne Victory ku luan sulmuesi i Kosovës, të premten do të luajë ndeshjen kundër Sydneyt. Berishës 31-vjeçar i duhen edhe dy gola për të arritur shifrën e 100 golave në "A-League" të Australisë.
Rekordin e golave e theu në fillim të këtij viti, që e mbante pikërisht Thompson.
"Shpresojë që ai të shënojë golin e 100-të. Unë kam besim se ai do ta arrijë. Ai e meriton këtë. Ai do ta arrijë këtë shifër, ashtu siç e arriti golin e 91-të, kur më theu rekordin prej 90 golave", ka thënë legjenda e skuadrës së Melbourne Victory, Thompson për "a-league.com.au".
Ish-sulmuesi i Shqipërisë golin e 98-të në futbollin australian e arriti fundjavën e shkuar kur shënoi një gol në fitoren kundër Adelaide United me rezultatin 2:1.
Këtë edicion në 21 paraqitje ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me një asistim. Berisha në kampionatin e Australisë është që nga viti 2011. Ishte pjesë e Brisbane Roar. Në Australi është shpallur tri herë kampion.
-
Berisha pranë një rekordi tjetër në Australi
-
Berisha do të largohet nga Australia për t’u kthyer në Gjermani që ta mbyllë karrierën
-
Berisha i vendosur që të shkruajë histori edhe me Western Unitedin
-
Berisha shënoi dy gola e një asistim ndaj ish-skuadrës
-
Berisha, armiku i të gjithëve dhe sulmuesi më i madh i A-Leagues