Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha konfirmon largimin nga Melbourne Victory

Melbourne Victory ka njoftuar se Besart Berisha, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ligën australiane, është larguar nga klubi, në kërkim të një sfide jashtë Australisë.

Berisha te Victory u transferua në vitin 2014 nga Brisbane Roar dhe luajti një rol të rëndësishëm në sukseset e klubit gjatë qëndrimit katërvjeçar në Melbourne.

Ai largohet nga klubi i Melbournet me dy tituj të ligës, një kupë të ligës dhe katër këpucë të arta, si golashënuesi më i mirë në ligë.

“Kam emocione të përziera sepse kalova kohë të mrekullueshme te Victory dhe në Australi”, ka thënë Berisha.

“Jam pak i pikëlluar, por në fund është vendim i duhur që të largohem në këtë kohë. Dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen, jo vetëm në kohë të mira, por edhe në momente të vështira. Ju jam mirënjohës gjithmonë”, ka shtuar ai.

Në 137 paraqitje për klubin Berisha realizoi 86 gola.

Artikuj të ngjashëm