Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Besart Berisha në konferencë për media sot ka zbuluar se kishte biseduar me trajnerin e Shqipërisë, Gianni de Biasi para se të zgjedhte kë të përfaqësonte.
Ylli i futbollit australian ka thënë se ka respekt për De Biasin, por zgjodhi Kosovën pasi dëshiron t’i ndihmojë.
“Kam pasur bisedë me De Biasin para se të vij në Kosovë. Kam respekt për De Biasin, por Kosova ka pasur nevojë për mua dhe ardhur t’i ndihmoj”, është shprehur Berisha, raporton KTV.