Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha i bindur se Kosova do të përmirësohet

Anësori Bernard Berisha është shprehur i sigurt se përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet e ardhshme do të shfaqet më e fortë.

Berisha luajti si zëvendësues në humbjen 2 me 1 të Kosovës nga Islanda në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”, por në një postim në Facebook ka kërkuar nga tifozët që të kenë besim.

“Jam i sigurt qe do të kthehemi më të fortë, ndaj dhe ju duhet të keni besim dhe të na përkrahni gjithmonë”, ka shkruar Berisha.