Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha fiton në Moskë

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Bernard Berisha, ishte titullar te Akhmat Grozny, që në udhëtim ka mposhtur Spartakun e Moskës me shifrat 2:1, të dielën në kuadër të xhiros së shtatë në kampionatin e Rusisë.

Berisha është ndëshkuar me karton të verdhë në pjesëlojën e parë, kurse është zëvendësuar në minutën e 63-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për Berishën kjo ishte paraqitja e shtatë kampionate, kurse Akhmat Grozny me këtë fitore është ngritur në pozitën e tetë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara.

Te Akhmat Grozny ndaj Spartakut nuk është inkuadruar fare sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj.