Mërgim Berisha ka asistuar dy gola për Altachun të dielën në fitoren 4:0 që e shënoi në udhëtim ndaj WSG Tirolit, në xhiron e 13-të të Bundesligës së Austrisë.
Anëtari i U-21 të Gjermanisë, Berisha, asistoi golin e parë dhe të dytë të ndeshjes. Ai luajti tërë ndeshjen, transmeton Koha Ditore.
Berisha 21-vjeçar këtë stinor ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar pesë të tjerë në 16 ndeshje në të gjitha garat.
Altachu zë vendin e nëntë me 10 pikë.
Artikuj të ngjashëm