Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha debuton në fitoren e Hoffenheimit

Sulmuesi Mërgim Berisha ka debutuar me fitore te Hoffenheimi, ekip të cilit iu bashkua ditë më parë. Berisha u inkuadrua në minutën e 68-të, në triumfin e Hoffenheimit në shtëpi ndaj skuadrës së Wolfsburgut.

Ndeshja e luajtur të shtunën në kuadër të xhiros së tretë në Bundesligë, përfundoi me shifrat 3:1 në favor të ekipit vendas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Hoffenheimin, kjo është fitorja e dytë këtë edicion që e ngrit në kuotën e 6 pikëve sa i ka edhe Wolfsburgu.

Golin e parë në ndeshje e shënuan mysafirët, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 36-të nëpërmjet Tiago Tomasit.

Hoffenheimi fillimisht barazoi rezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë me anë të mbrojtësit John Brooks.

Në pjesën e dytë, Hoffenheimi shënoi edhe dy herë nëpërmjet Maximilian Beier dhe Robert Skov për ta siguruar fitoren.