Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berbatov e vazhdon karrierën në Indi

Skuadra e Superligës së Indisë, Kerala Blasters, ka firmosur kontratë me ish-sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, Dimitar Berbatov. Lajmin e ka konfirmuar të mërkurën agjenti i futbollistit bullgar.

Berbatov 36-vjeçar ka firmosur kontratë njëvjeçare me Keralan. Ai ishte lojtar i lirë qëkur u largua nga skuadra greke PAOK në qershor të vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prekje të artë, kthim si në ëndërr dhe përfundim vrasës. 'Vrasësi' bullgar do të pushtojë ligën ISL”, ka njoftuar Kerala në Twitter për transferimin e bullgarit.

Berbatov, që është golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Bullgarisë me 48 gola në 79 ndeshje, i ishte bashkuar Manchester Unitedit nga Tottenhami në vitin 2008, atëbotë për shifër rekorde të klubit prej 30 milionë funtesh, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Në Manchester ai kishte shënuar 48 gola në 108 ndeshje në Premier League, duke fituar dy herë kampionatin anglez.

Berbatov do të lidhet te Kerala me trajnerin e ri Rene Meulensteen, me të cilin kishte punuar edhe gjatë kohës te Manchester Unitedi e më pas te Fulhami.

Javën e kaluar skuadra nga India po ashtu transferoi ish-mbrojtësin e Manchester Unitedit, Wes Brown.

Berbatov, që është zgjedhur shtatë herë futbollisti më i mirë i vitit në Bullgari, ka luajtur gjatë karrierës edhe për CSKA Sofian, Bayer Leverkusenin dhe Monacon.

Më herët këtë muaj ish-kapiteni i Përfaqësueses së Irlandës, Robbie Keane, i është bashkuar kampionit në fuqi të Superligës së Indisë, Atletico de Kolkata, në të cilën skuadër trajner është ish-sulmuesi i Anglisë, Teddy Sheringham.