Fatos Beqiraj ka asistuar në humbjen 4 me 2 të Malit të Zi nga Polonia në xhiron e fundit të Grupit E kualifikues për Botëror.
Sulmuesi kosovar asistoi në golin e barazimit për Zarko Tomaseviqin në minutën e 83-të. Dy golat e parë të Polonisë erdhën nga Maczynski në minutën e gjashtë dhe nga Grosicki dhjetë minuta më pas. Goli i ngushtimit nga Mali i Zi erdhi në minutën e 78-të.
Pas golit të barazimit nga Tomaseviqi, Polonia shënoi edhe dy herë për dy minuta. Robert Lewandowski dhe një autogol i Filip Stojkoviqit i sollën fitoren Polonisë si dhe kualifikimin direkt në Botërorin “Rusia 2018”.
Nga Grupi E në fazën e “Play-Offit” shkon Danimarka.
Tabela përfundimtare e Grupit E:
Edhe
Polonia nuk ndalet as në Mal të Zi
Polonia 25 pikë
Danimarka 20 pikë
Mali i Zi 16 pikë
Rumania 13 pikë
Edhe
Pak minuta për Beqirajn në disfatën e Malit të Zi
Armenia 7 pikë
Kazakistani 3 pikë