Pavarësisht se Trepça fitoi Kupën e Kosovës në basketboll për herë të tretë rresht, trajneri Adis Beqiragiq, ka deklaruar se ekipi i tij mund të bëjë lojë edhe më të mirë.
Në finalen skajshmërisht dramatike, Trepça e mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 71:69 të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Prishtina kishte dy gjuajtjet e fundit, por nuk i realizoi.
“Finale ashtu si duhet të jetë. Shumë gabime në të dy anët. Më e rëndësishmja që tifozët janë të lumtur. Lojtarët e mi i bënë të lumtur këta njerëz. Shpresoj të vazhdojmë kështu. E kemi kontrolluar lojën, por ne gjithnjë bëjmë disa gabime. Mendoj se mund të luajmë mirë. Prishtina ka pasur shumë gjuajtje, por nuk i ka shfrytëzuar”, ka thënë ai pas fitores.