Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema kthehet në stërvitje, gati për Atleticon

Karim Benzema ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Real Madridit të shtunën në mëngjes dhe pritet të jetë i përfshirë në skuadrën e Carlo Ancelottit në derbin kundër Atletico Madridit.

“Los Blancos” luan kundër Atleticos në “Santiago Bernabeu” të dielën në orën 21:00.

Benzema ka kontribuuar me 17 gola dhe tetë asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat deri tani këtë edicion.

Reali është i pari në tabelë me 10-të pikë më shumë se “Los Rojiblancos” që pozicionohet në vendin e katërt.

Artikuj të ngjashëm