Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali synon revanshin ndaj Atletico Madridit

Real Madridi do të mundohet që t’i revanshohet rivalit lokal, Atletico Madridit, në superderbin e xhiros së 23-të të La Ligas.

Real Madrid – Atletico Madrid zhvillohet të dielën në orën 21:00.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti prin në tabelë me 57 pikë, dy më shumë se Girona.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë Atletico Madridi dhe Barcelona me nga 47 pikë.

Reali e ka humbur vetëm një ndeshje në të gjithë edicionin aktual, dhe ajo ka ardhur pikërisht nga Atletico.

Edhe Reali e Atletico luajnë në derbin e Madridit Futboll Reali e Atletico luajnë në derbin e Madridit

Atletico kishte fituar 3:1 në muajin shtator, ndërsa Reali ishte kundërpërgjigjur me seri prej 21 ndeshjeve pa humbje.

Por, sërish doli Atletico Madridi që e eliminoi Realin nga Kupa e Mbretit në muajin e kaluar.

Të drejtuarit nga Diego Simeone synojnë “hat-trick” me fitore, brenda një edicioni ndaj Real Madridit.

Në 236 derbit e kaluar të Madridit, Reali ka fituar 116 ndeshje, 59 ndeshje i ka fituar Atletico Madridi, kurse 60 ballafaqime janë mbyllur baras.

Reali fitoren e fundit ndaj Atleticos e kishte në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, 5:3, pas vazhdimeve.

Barcelona në këtë fundjavë do të ketë punë dukshëm më të lehtë.

Edhe Reali synon fitore në derbin madrilen ndaj Atleticos Futboll Reali synon fitore në derbin madrilen ndaj Atleticos

Luan në udhëtim tek Alavesi të shtunën në orën 18:30.

Alavesi për herë të fundit ndaj Barcelonës ka fituar në shtator të vitit 2016.