Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema i përmbahet plotësisht agjërimit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është njëri prej shumë sportistëve profesionistë që i përmbahet agjërimit gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Këtë vit, Ramazani ka nisur muajin e shkuar, më datën 22 mars dhe do të përfundojë më 21 prill. Sportistët që i përmbahen agjërimit nuk guxojnë të ushqehen apo të pinë ujë gjatë ditës, saktësisht prej lindjes së diellit deri në perëndimin e tij.

Kamerat e kanë kapur disa herë Benzeman se si në stërvitje dhe ndeshje e fut ujin në gojë, por e nxjerr jashtë menjëherë në mënyrë që mos ta prishë agjërimin e tij.

E këtë veprim, Benzema e ka bërë edhe në stërvitjen e së martës me Real Madridin.

Prejse ka filluar Ramazani, Benzema ka luajtur tri ndeshje për Real Madridin dhe ka shënuar gjashtë gola – tri kundër Valladolidit dhe tri kundër Barcelonas.

Ai do të jetë titullar te Reali në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Chelseat, që zhvillohet të mërkurën prej orës 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Edhe Fishkëllima gjatë pushimit për iftar, Guardiola i del në mbrojtje vendimit të Premier Leagues Futboll 4 muaj më parë Fishkëllima gjatë pushimit për iftar, Guardiola i del në mbrojtje vendimit të Premier Leagues

VIDEO: