Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema i padëshiruar te Reali

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se i ka thënë sulmuesit Karim Benzema se është i lirë të largohet nga klubi.

“The Mirror” raporton se Benzema mund të jetë njëri nga tetë lojtarët që pritet të largohet nga Reali gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

Drejtuesit e Realit janë të frustruar me formën e dobët të 29-vjeçarit i cili ka realizuar dy gola në 13 ndeshje të këtij sezoni.

Artikuj të ngjashëm