Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bentancur mungon tri javë

Rodrigo Bentancur do të mungojë së paku tri javë shkaku i lëndimit të pësuar. Mesfushori i Tottenhamit u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Burnleyt duke u detyruar ta lërë fushën para kohe. Lëndimi i mesfushorit duket më i rënd sesa që ishte menduar.

Stafi mjekësor i klubit anglez ka njoftuar se 24-vjeçari ka pësuar lëndim në këmbën e tij të djathtë. Pas ekzaminimeve të fundit Bentancur pritet të mungojë së paku në katër ndeshje.

Ai nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij në përballjet ndaj Evertonit, Manchester Unitedit, Brightonit dhe West Hamit.