Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitezi kërkon 100 milionë funte për transferime, ose largohet nga Newcastle

Menaxheri i Newcastle Unitedit, Rafael Benitez, raportohet se ka kërkuar buxhet prej 100 milionë funteve gjatë afatit kalimtar për përforcimin e ekipit të rikthyer në Premier Ligë.

Sipas The Sun, Benitezi mund të japë dorëheqje nga posti i tij nëse pronari i klubit, Mike Ashley nuk i ofron 100 milionë funte për transferime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta britanike raporton se Benitezi gjatë javës së ardhshme do të takohet me Ashleyn për të biseduar rreth të ardhmes së tij. Në rast se nuk i plotësohet kërkesa, spanjolli ka paralajmëruar dorëheqjen.