Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica e Valencia i afrohen gjysmëfinales në Ligën e Evropës

Benfica dhe Valencia kanë bërë hapa të mëdhenj drejt fazës së gjysmëfinales në Ligën e Evropës.

Benfica si vendase fitoi 4 me 2 ndaj Frankfurtit në përballjen e parë. Joao Felix realizoi tre gola, teksa një tjetër e shënoi Diasi. Te gjermanët shënuan Joviq dhe Paciencia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen tjetër, Valencia fitoi si mysafire e Villarrealit. Guedes me dy gola dhe Wass me një tjetër i dhanë fitoren e rëndësishme Valencias si mysafire e Villarrealit për të cilën skuadër golin e vetëm e shënoi Santi Cazorla.

Takimet e kthimit zhvillohen javën e ardhshme.