Mbrojtësi Medhi Benatia ishte i lumtur që shënoi kundër ish-skuadrës së tij, Romës, për të cilën thotë se është njëri ndër rivalët për titull të Serie A në këtë edicion.
Juventusi fitoi derbin e sotëm ndaj Romës me golin e vetëm të shënuar nga Benatia, transmeton Koha.net.
“Jam i kënaqur, sepse Roma po bën mirë dhe është njëri prej rivalëve tonë për titull. Të shënoj kundër ish-bashkëlojtarëve është kënaqësi, dhe sigurisht se kam miq aty për të cilët kujdesem. Me këtë qëndrim mund të arrijmë shumë në këtë sezon”, ka thënë Benatia për Mediaset Premium.
Artikuj të ngjashëm