Napoli po synon të transferojë sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, njofton “Calciomercato”, transmeton Koha.net.
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është një adhurues i Belottit dhe po ashtu mësohet se Torino do të kërkojë shumë më të vogël për Belottin sesa që kërkonte vitet e kaluara.
Napoli e sheh Belottin si zëvendësues për polakun Arkadiusz Milik. Milik po pritet të largohet në verë, pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës.
Belotti 26-vjeçar këtë stinor ka shënuar 15 gola dhe asistuar tre tjerë në 31 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e përfaqësueses së Italisë. Me Italinë në 27 ndeshje ka shënuar nëntë gola.
Artikuj të ngjashëm