Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellingham barazon Ronaldon dhe Hazardin

Jude Bellingham ka vazhduar me formën e mirë në La Liga me fanellën e Real Madridit. Ai shënoi golin e tij të katërt në tri ndeshje në La Liga të Spanjës.

Me golin e realizuar nga reprezentuesi anglez, Reali mposhti të premten Celta Vigon. Ai është bërë lojtari i parë që nga Cristiano Ronaldo që shënon në tri ndeshjet e tij të para në La Liga.

Bellingham fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes për herë të tretë rresht.

Mesfushori 20-vjeçar ka shënuar katër gola, aq sa Eden Hazard shënoi në 54 ndeshje me fanellën e Realit në La Liga.

Artikuj të ngjashëm