Belgjika ka fituar derbin kundër Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, në një ndeshje ku fjalën kryesore e pati sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, transmeton Koha.net.
“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi përmes Lukakus në mintuën e 58 pas asistimit nga Meunieri.
“Helvetët” u kundërpërgjigjën përmes Gavranoviqit, që barazoi shifrat në minutën e 76.
Por, Belgjika shënoi sërish përmes Lukakus në minutën e 84, i cili realizoi pas asistimit nga ylli i Napolit, Mertens.
Ne vendin e parë në Grupin 2 kombëtarja e Belgjikës tani ka 6 pikë. E Zvicra në vendin e dytë ka 3 pikë.