Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belgjika e zëvendëson De Bruynen me dy lojtarë

Përfaqësuesja e Belgjikës ka marrë dy zëvendësime për kapitenin Kevin De Bruyne, i cili do të mungojë në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” kundër Austrisë dhe Estonisë.

De Bruyne, u lëndua të shtunën në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve dhe për këtë arsye do t’i mungojë Belgjikës në dy duelet e këtij muaji. 20-vjeçarët, Johan Bakayoko dhe Aster Vranckx, janë promovuar në ekipin A të Belgjikës nga ekipi U21, ka njoftuar Federata e Futbollit të Belgjikës të hënën.

Ata do të jenë në dispozicion të trajnerit Domenico Tedesco për ndeshjen kundër Austrisë që zhvillohet të shtunën në Bruksel dhe atë ndaj Estonisë në udhëtim që luhet tri ditë më vonë.