Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Belgjika publikon listën, kthehet Witsel

Axel Witsel

Selektori i Përfaqësueses së Belgjikës, Rudi Garcia, të premten e ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2026.

Belgjika më 10 tetor e pret Maqedoninë e Veriut kurse tri ditë më pas luan në udhëtim tek Uellsi.

Belgjka është në Grupin J së bashku edhe me Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin.

Grupit i prin Maqedonia e Veriut me 11 pikë kurse Belgjika është në vendin e dytë me një pikë më pak.

Në listën e të ftuarve është edhe 36-vjeçari Axel Witsel që luan për Gironan.

Witsel nuk ka luajtur për Belgjikën që nga Kampionati Evropian i vitit të kaluar.

Edhe Belgjika në kërkim të qetësisë pasi Lukaku kthehet me gol Botërori 2026 Belgjika në kërkim të qetësisë pasi Lukaku kthehet me gol

Gjithashtu është ftuar edhe mesfushori i Aston Villas, Amadou Onana, i cili ka qenë jashtë fushës për disa muaj për shkak të një lëndimi.

Dy mungesat e rëndësishme të Belgjikës për këtë grumbullim janë Youri Tielemans dhe Romelu Lukaku që janë të lënduar.