Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Behrami në finale të Kampionatit Ballkanik në kik-boks

Kik-boksieri i Kosovës, Gëzim Behrami nuk ka të ndalur.

Behrami ka rrahur keq edhe malazezin Luka Petrusiq, duke siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanike të Kik-boksit që po mbahet në Bjelo Polje në Mal të Zi.

Behrami edhe në gjysmëfinale ka treguar formë të lartë, duke i dhënë goditje të njëpasnjëshme malazezit të cilin dy herë e qiti në nokdaun, duke fituar këtë duel që ishte një nga më të mirët që u zhvilluan në ditën e parë te këtij Kampionati.

Finalen e ka siguruar edhe Valdrin Ibishi që mundi Nikola Ratkoviqin nga Mali i Zi.

Ndërkaq, Donis Halimi humbi nga malazezi Luka Perusiq, por që siguroi medaljen e bronztë, transmeton Kosovapress.

Paraqitjet e kik-boksierëve tonë në këtë eveniment sportive janë jashtëzakonisht të mira pasi që tashmë finalen e kanë siguruar tre kik-boksierë Dardan Menxhiqi, Gëzim Behrami e Valdrin Ibishi, të cilët nesër do të luftojnë për medalje të artë.

Edhe Kosova shkëlqen në Kampionatin Ballkanik, rrëmben katër medalje Sport Kosova shkëlqen në Kampionatin Ballkanik, rrëmben katër medalje

Përzgjedhësi i Kosovës, Lutfi Menxhiqi shprehet i kënaqur me paraqitjet e garuesve të tij.

“Para dy viteve jam deklaruar se në duhen dy vite pas pranimit në WAKO që të familjarizohem me rregullat e reja dhe kjo ndodhi, dhe tashmë sukseset po vijnë”, tha Menxhiqi.

“Nesër në tri finalet pres fitore dhe medalje te arta”, theksoi ai.