Skuadra e Udineses ka udhëtuar pa kapitenin Valon Behrami për ndeshjen kundër SPAL-it.
Ndeshja SPAL - Udinese do të zhvillohet të mërkurën (sot), në kuadër të xhiros së 18-të të kampionatit italian, Serie A. Behrami do të mungojë në derbin e dy skuadrave të rrezikuara shkaku i suspendimit.
Siç shkruan në faqen zyrtare të klubit Udinese, Behrami do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Frosinones.
"Behrami të martën nuk ka stërvitur me grupin. Ai ka pasur detyra tjera për të kryer gjatë ditës së martë. Do të jetë mungesë e madhe e Udineses, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Frosinones", shkruan në faqen zyrtare të Udineses.
Udinese është në vendin e 17-të me 14 pikë, kurse SPAL-i në një pozitë më lart me dy pikë më shumë. Behrami 33-vjeçar ka luajtur vetëm 13 ndeshje këtë edicion.