Udinese do të jetë pa mesfushorin nga Mitrovica, Valon Behrami për tri javët e ardhshme për shkak të një lëndimi.
Mesfushori ka pësuar një lëndim muskulor gjatë angazhimit me kombëtaren e Zvicrës, transmeton Koha.net.
Ai pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Atalantas, Fiorentinës, Lazios e Cagliarit. Ndërsa do të shihet nëse do të mund të luajë ndaj ish-klubit të tij Napolit më 18 prill.
33 vjeçari ka bërë 16 paraqitje në Serie A këtë sezon në fanellën e Udineses.
Artikuj të ngjashëm