Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Behrami i brengosur për gjendjen e Udineses

Mesfushori shqiptar i Udineses, Valon Behrami, ka thënë se është koha e duhur që ekipi i tij të mos demoralizohet dhe të motivohet për ndeshjet e ardhshme.

Udinese ka vetëm tri pikë nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Varet nga futbollistët e parë që të mos lejojnë grupin të bie në depresion. Jemi duke menduar të punojmë pozitivisht që të mos dështojmë. Në këtë moment, duhet të kuptojmë që të shfaqim kurajë dhe më pas të shfaqim anën teknike”, ka thënë Behrami pas humbjes 3 me 1 nga Roma.