Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Behrami beson se Genoa do të mbetet në Serie A

Mesfushori Valon Behrami është i bindur se skuadra e Genoas edhe edicionin tjetër do të bëjë gara në Serie A.

Ai në një intervistë dhënë të enjten për mediumet italiane, ka thënë se Genoa do ta arrijë synimin që ka këtë edicion, shpëtimin nga rënia në Serie B, transmeton Koha Ditore.

Genoa këtë edicion ka rezultate kryesisht të dobëta, kurse Behrami javë më parë është transferuar për ta ndihmuar ekipin në synimin që ka.

Genoa, aktualisht zë vendin e 18 në Serie A, që dërgon në një kategori më poshtë, pasi ka tubuar 14 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara. Behrami 34-vjeçar, deri më tash ka vetëm një paraqitje te Genoa.

“Unë i kuptoj kërkesat e tifozëve dhe i siguroj se do ta arrijmë qëllimin këtë edicion, duke luajtur edhe edicionin tjetër në Serie A”, është shprehur Behrami për “Tuttomercatoweb”.