Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Behar Maliqi kujton kohën kur ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

Futbollisti i Prishtinës, Behar Maliqi ka kujtuar kohën sa ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Ai thotë se të përfaqësosh vendin tëndë është krenari dhe diçka shumë e madhe që mund t’i ndodh një futbollisti në karrierën e tij.

“Kam qenë pjesë e Kosovës së bashku me Anel Rashkajn në vitin 2008 kur jemi tubuar në Kalmar kemi luajtur ndaj Kalmarit.

Kam qenë ato vite pjesë e Kosovës, por pas pranimit nuk kam qenë asnjëherë. Kam luajtur disa ndeshje ndaj ekipeve si Malmo dhe Xamaxit. Tani kemi arritur të luajmë ndaj Përfaqësueseve si Anglia dhe Kroacia. Kulmi i karrierës së një futbollisti është kur ftohet nga Përfaqësuesja e vendit të tij. Do të këshilloja të gjithë lojtarët të cilët ftohen të janë të lumtur që do të janë pjesë e vendit tënd. Shpresoj që tani do të paraqiten sa më mirë në këto ndeshje miqësore. Prej kohës në të cilën kam qenë pjesë unë dhe tani është dallim i madh dhe kushtet sigurisht që janë tejet më të mira dhe ka futbollistë të cilët luajnë në liga të forta evropiane”, u shpreh Maliqi