Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beckhami i ri, në Premier League

Romeo Beckham është huazuar në Premier League te skuadra e Brentfordit, nga skuadra e ligës MLS, Inter Miami.

Babai i Romeos, legjenda e futbollit anglez, David Beckham, është president dhe bashkëpronar i skuadrës amerikane.

Brentfordi tani ka konfirmuar se Romeo 20-vjeçar, do t’i bashkohet skuadrës B të Brentfordit, për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që jam këtu. Ka qenë një sezon i mirë në SHBA, ku kam pasur shumë ulje dhe ngritje, por jam i lumtur që jam këtu dhe të shoh se çfarë mund të bëj. Kam ardhur në këtë skuadër për të qëndruar mirë fizikisht. Më erdhi shansi që të vij si i huazuar dhe asnjëherë nuk kam qenë më i emocionuar”, është shprehur Beckami i ri pas transferimit.

Artikuj të ngjashëm