Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni vë në shitje katër lojtarë

Bayern Munichu raportohet se është duke menduar të shesë katër lojtarë të formacionit bazë.

Agjenti i Robert Lewandowskit gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se klienti i tij dëshiron sfidë të re, por përveç polakut nga Bayerni pritet të largohen edhe katër lojtarë të tjerë

Daily Mail raporton se klubi gjerman është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Arturo Vidalin, Jerome Boatengun, Thiago Alcantaran dhe Juan Bernatin.

Vidalit i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratë dhe ka thënë se do të dëgjonte oferta nga klubet e Ligës së Kampionëve, derisa Boatengu më parë ka paralajmëruar se është i gatshëm për një sfidë të re.

Thiago vitin e kaluar zgjati kontratën, por ka joshur interesimin e klubeve nga La Liga dhe Premier Liga.