Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni vazhdon me fitore në Bundesligë

Bayern Munichu ka shënuar fitore në udhëtim te Freiburgu me rezultatin 4:1.

Të shtunën në udhëtim “bavarezët” morën një fitore të rëndësishme për të mbajtur kreun në Bundesliga.

“Bavarezët” golin e parë në këtë ndeshje e gjetën në minutën e 52-të. Ai realizoi pas asistimit të Jousha Kimmich.

Vendasit barazuan në minutën e 63-të me Nils Petersen në 1:1.

Por “bavarezët” shënuan edhe dy gola të tjerë. Serge Gnabry në minutën e 73-të realizoi për 2:1 derisa Kingsley Coman në minutën e 82-të realizoi për 3:1.

Fitoren e vulosi Marcel Sabitzer në minutat shtesë të ndeshjes për 4:1.

Edhe Bayerni vazhdon me fitore Sport Bayerni vazhdon me fitore

Me këtë fitore Bayern Munichu mbetet lider në Bundesliga me 66 pikë.

Freiburgu mbetet në pozitën e pestë me 45 sosh.