Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni vazhdon me fitore

Bayerni vazhdon me fitore

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, fitoi 2:1 në shtëpinë e Koelnit sot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy golat u shënuan nga Thomas Muller dhe Serge Gnabry. Në këtë ndeshje, trajneri Hansi Flick vendosi që ta pushonte golashënuesin më të mirë, Robert Lewandowski.

Bavarezët që në javën tjetër janë në aksion në Ligën e Kampionëve, do të përballen edhe me Borussia Dortmundin. Aktualisht të dyja ekipet janë me pikë të njëjta, por me goldallim më të mirë ka Bayerni.

Sidoqoftë, mungesa e Lewandowskit kundër Kolnit nuk u vërejt shumë. Bavarezët ishin dominues që nga fillimi dhe fituan penallti në minutën e 13-të, kur topi i gjuajtur nga Gnabry me kokë, preku dorën e Marius Wolfit. Muller shënoi nga pika e bardhë dhe ishte goli i tij i katërt i sezonit.

Në fundin e pjesës së parë, Gnabry depërtoi dhe gjuajti me të majtën për ta dyfishuar rezultatin.

Kolni krejt çka arriti të bënte në këtë ndeshje ishte ngushtimi i rezultatit nëpërmjet zëvendësuesit Dominick Drexler në minutën e 82-të.

Borussia Dortmundi fitoi 2:0 ndaj Arminia Bielefeldit në udhëtim, ndërsa Werder Bremeni barazoi 1:1 si mysafir i Eintracht Frankfurtit. Milot Rashica u aktivizua për Werderin nga minuta e 62-të.