Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni vazhdon dominimin në Bundesligë

Bayerni ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Kolni, raporton Koha.net.

Skuadra e Carlo Ancelottit shënoi fitore bindëse prej 0 me 3.

Golin e parë e shënoi Martinez në minutën e 25, pas asistimit nga Vidal. Kurse në pjesën e dytë epërsinë e dyfishoi Bernat në minutën e 48 pas asistimit nga Muller.

Dhe golin e fundit e shënoi Ribery në minutën e 90, nga një asistim i Bernat.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 56 pikë.