Bayern Munichu e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë e dy golave në ndeshjen kundër Dynami Kyivit.
45 minutat e parë të duelit që po zhvillohet në “Allianz Arena” u mbyll 2:0 në favor të ekipit gjerman.
Të dy golat i shënoi Robert Lewandowski. Të parin në minutën e 12-të nga penalltia, kurse të dytin në minutën e 27-të, pas asistimit të Thomas Mullerit.
Kjo ndeshje i takon Grupi E të Ligës së Kampionëve.