Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni planifikon t’i vazhdojë kontratat me yjet e ekipit

Bayern Munichut gjatë verës mund t’i largohen pesë futbollistë, pasi që iu skadon kontrata në qershor.

Kampioni i Gjermanisë nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e kontratave me disa prej lojtarëve kryesorë në ekip, transmeton KTV.

Portieri Manuel Neuer, Thomas Muller, Martienz, Alaba dhe Alacantara janë futbollistët që rrezikojnë të largohen si lojtarë të lirë.

Por, me gjithë këtë, drejtori sportiv i “bavarezëve”, Hasan Salhihamigjiq, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratave.

“Gjatë javës në vazhdim do të ulemi që të bisedojmë me lojtarët për vazhdimin e kontratave. Do të presim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Salhihamigjiq.

Bayern Munich është lider në Bundesliga pas 20 ndeshjeve me 42 pikë, një më shumë se Leipzigu, që është në pozitën e dytë.