Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni pëson disfatë të thellë në Kupën e Gjermanisë

Bayern Muencheni ka pësuar një humbje turpëruese në Kupën e Gjermanisë.

Klubi bavarez ka pësuar 5:0 nga Borussia Moenchengladbachu në rrethin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

Ramy Bensebaini (15’, 21’ penalti) dhe Breel Embolo (51’, 57’) kanë realizuar nga dy gola, ndërsa një e realizoi Kouadio Kone (2’).

Në Kupën e Gjermanisë humbje ka pësuar edhe Leverkuseni që është mposhtur 2:1 në shtëpi nga Karlsruher.